Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 1:21-28 Bibla Shqip (ALBB)

21. Atëherë burri i saj Elkanahu u ngjit me gjithë familjen e tij për t'i ofruar Zotit flijimin vjetor dhe për të plotësuar kushtin e lidhur.

22. Por Ana nuk u ngjit, sepse i tha burrit të saj: "Unë nuk do të ngjitem derisa fëmija të jetë zvjerdhur; atëherë do ta çoj me qëllim që ta paraqes para Zotit dhe të mbetet pranë tij përgjithnjë".

23. Burri i saj, Elkanahu, iu përgjigj: "Bëj si të të duket më mirë; qëndro derisa të të jetë zvjerdhur, mjaft që Zoti ta mbajë fjalën!". Kështu gruaja mbeti në shtëpi dhe i dha gji birit të saj derisa ky u zvordh.

24. Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashkë me tri dema të vegjël, një efë mielli dhe një calik verë; dhe i çoi në shtëpinë e Zotit në Shiloh. Djali ishte akoma shumë i vogël.

25. Pastaj ata flijuan një dem dhe ia çuan djalin Elit.

26. Ana i tha: "Imzot! Ashtu siç është e vërtetë që jeton shpirti yt, o imzot, unë jam ajo grua që rrinte këtu, afër teje, dhe i lutej Zotit.

27. Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.

28. Prandaj edhe unë ia fal Zotit; derisa të rrojë, ai do t'i kushtohet Zotit". Dhe aty ranë përmbys para Zotit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 1