Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 9:7-20 Bibla Shqip (ALBB)

7. unë do ta zhduk Izraelin nga faqja e vendit që i kam dhënë dhe nuk do të jem i pranishëm në tempullin që kam shenjtëruar në emrin tim; kështu Izraeli do të bëhet gazi dhe tallja e tërë popujve.

8. Dhe ky tempull, megjithëse kaq i madhërishëm, do të jetë një vend i shkretë; kushdo që do t'i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë, dhe ka për të thënë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".

9. Atëherë do t'i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e tyre, që i nxori etërit e tyre nga vendi i Egjiptit dhe janë dhënë pas perëndive të tjera, janë përkulur para tyre dhe u kanë shërbyer; për këtë arsye Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi"".

10. Njëzet vjet pasi Salomoni kishte ndërtuar dy ndërtesat, shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror,

11. (Hirami, mbret i Tiros, e kishte furnizuar Salomonin me gjithë drurin e cedrit dhe të qiparisit dhe me arin që dëshironte), mbreti Salomon i dha Hiramit njëzet qytete në vendin e Galilesë.

12. Hirami erdhi nga Tiro për të parë qytetet që i kishte dhënë Salomoni, por nuk i pëlqyen;

13. dhe tha: "Ç'qytete janë këto që më ke dhënë, o vëllai im?". Dhe i quajti "vendi i Kabulit", emër që përdoret edhe sot e kësaj dite.

14. Pastaj Hirami i dërgoi mbretit njëqind e njëzet talente ari.

15. Ky është raporti i punës së detyruar që mbreti Salomon rekrutoi për të ndërtuar shtëpinë e Zotit, shtëpinë e tij, Milon, muret e Jeruzalemit, Hatsorin, Megidon dhe Gezerin.

16. (Faraoni, mbret i Egjiptit, kishte dalë dhe kishte pushtuar Gezerin, i kishte vënë flakën dhe kishte vrarë kanaanenjtë që banonin në qytete; pastaj ia kishte dhënë si prikë vajzës së tij, bashkëshortes së Salomonit).

17. Pastaj Salomoni rindërtoi Gezerin, Beth-Horonin e poshtëm,

18. Baalathin dhe Tadmorin në pjesën e shkretë të vendit,

19. të gjitha qytetet e furnizimit që i përkisin Salomonit, qytetet për qerret e tij, qytetet për kalorësit e tij, të gjitha atë që i pëlqyen Salomonit të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin ku sundonte.

20. Tërë njerëzit që mbetën nga amorenjtë, hitenjtë, perezenjtë, hivenjtë dhe jebusenjtë, që nuk ishin bij të Izraelit,

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 9