Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 9:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbas përfundimit nga ana e Salomonit të ndërtimit të shtëpisë të Zotit, të pallatit mbretëror dhe të gjitha gjërave që Salomoni dëshironte dhe kishte ndërmend të bënte,

2. Zoti iu shfaq një herë të dytë Salomonit, ashtu siç i qe shfaqur në Gabaon,

3. dhe Zoti i tha: "Unë e përmbusha lutjen tënde dhe kërkesën që bëre para meje; kam shenjtëruar këtë tempull që ti ke ndërtuar për t'i vënë emrin tim përgjithnjë; aty do të jenë përgjithnjë sytë dhe zemra ime.

4. Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, me ndershmëri zemre dhe me drejtësi, duke bërë tërë gjërat që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,

5. unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate mbi Izrael përgjithnjë, ashtu siç ia kisha premtuar Davidit, atit tënd, duke thënë: "Nuk të ka për të munguar kurrë një njeri për t'u ulur mbi fronin e Izraelit".

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 9