Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 8:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.

2. Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e ethanimit, që është muaji i shtatë.

3. Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë morën arkën;

4. dhe çuan lart arkën e Zotit, çadrën e mbledhjeve dhe tërë orenditë e shenjta që ishin në çadër. Priftërinjtë dhe levitët i mbartën këto gjëra.

5. Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.

6. Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e saj, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

7. Në fakt kerubinët i shtrinin krahët e tyre mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 8