Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 7:6-17 Bibla Shqip (ALBB)

6. Ai ndërtoi edhe portikun e shtyllave, i gjatë pesëdhjetë kubitë dhe i gjerë tridhjetë; në pjesën e përparme kishte një hajat, me shtylla dhe që ishte i mbuluar me çati.

7. Pastaj ndërtoi portikun e fronit ku administronte drejtësinë, i quajtur "Portiku i gjykimit"; dhe e mbuloi me cedër nga dyshemeja në tavan.

8. Shtëpia ku ai banonte, e ndërtuar në të njëjtën mënyrë, kishte përkundrazi një oborr tjetër në pjesën e brendshme të portikut. Salomoni bëri gjithashtu një shtëpi me një portik të ngjashëm me këtë për bijën e Faraonit, që kishte marrë për grua.

9. Të gjitha ndërtimet ishin me gurë të zgjedhur, të prerë sipas masës me sharrë nga brenda dhe nga jashtë nga themelet deri në kornizat, dhe nga jashtë deri në oborrin më të madh.

10. Edhe themelet ishin me gurë të zgjedhur, me gurë të mëdhenj, disa dhjetë kubitësh dhe të tjerë tetë kubitësh.

11. Mbi to kishte gurë të zgjedhur, të prerë me masë, dhe dru cedri.

12. Oborri i madh kishte rreth e qark tri radhë gurësh të latuar dhe një radhë trarësh prej cedri, ashtu si oborri i brendshëm i shtëpisë të Zotit dhe si portiku i tempullit.

13. Mbreti Salomon solli nga Tiro Hiramin,

14. birin e një të veje nga fisi i Neftalit; i ati ishte nga Tiro dhe punonte bronzin; ishte tërë dituri, zgjuarsi dhe shkathtësi për të kryer çdo punim bronzi. Ai vajti te mbreti Salomon dhe kreu të gjitha punimet që i caktuan.

15. Derdhi dy shtylla prej bronzi. Secila kishte një lartësi prej tetëmbëdhjetë kubitësh dhe një rreth prej dymbëdhjetë kubitësh.

16. Bëri edhe dy kapitele prej bronzi të derdhur për t'i vënë në majë të shtyllave; një kapitel ishte i lartë pesë kubitë dhe pesë kubitë ishte gjithashtu lartësia e kapitelit të dytë.

17. Pastaj bëri një rrjetëz me kurora në formë të zinxhirësh për kapitelet që ishin në majë të shtyllave, shtatë për një kapitel dhe shtatë për kapitelin tjetër.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 7