Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 7:3-11 Bibla Shqip (ALBB)

3. Një tavan prej cedri mbulonte dhomat që mbështeteshin mbi shtyllat, dhe që ishin gjithashtu dyzet e pesë, pesëmbëdhjetë për çdo radhë.

4. Kishte tri radhë dritaresh, të kundërvëna njëra me tjetrën në tri plane të ndryshme.

5. Të gjitha portat me shtalkat e tyre dhe arkitrarët e tyre ishin katërkëndëshe dhe dritaret i kundërviheshin njëra tjetrës në tre plane të ndryshme.

6. Ai ndërtoi edhe portikun e shtyllave, i gjatë pesëdhjetë kubitë dhe i gjerë tridhjetë; në pjesën e përparme kishte një hajat, me shtylla dhe që ishte i mbuluar me çati.

7. Pastaj ndërtoi portikun e fronit ku administronte drejtësinë, i quajtur "Portiku i gjykimit"; dhe e mbuloi me cedër nga dyshemeja në tavan.

8. Shtëpia ku ai banonte, e ndërtuar në të njëjtën mënyrë, kishte përkundrazi një oborr tjetër në pjesën e brendshme të portikut. Salomoni bëri gjithashtu një shtëpi me një portik të ngjashëm me këtë për bijën e Faraonit, që kishte marrë për grua.

9. Të gjitha ndërtimet ishin me gurë të zgjedhur, të prerë sipas masës me sharrë nga brenda dhe nga jashtë nga themelet deri në kornizat, dhe nga jashtë deri në oborrin më të madh.

10. Edhe themelet ishin me gurë të zgjedhur, me gurë të mëdhenj, disa dhjetë kubitësh dhe të tjerë tetë kubitësh.

11. Mbi to kishte gurë të zgjedhur, të prerë me masë, dhe dru cedri.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 7