Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 5:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur Hirami, mbret i Tiros, mësoi që Salomoni ishte vajosur mbret në vend të atit të tij, dërgoi shërbëtorët e tij, sepse Hirami kishte qenë gjithnjë mik i Davidit.

2. Atëherë Salomoni dërgoi t'i thotë Hiramit:

3. "Ti e di që ati im David nuk ka mundur të ndërtojë një tempull në emër të Zotit, Perëndisë së tij, për shkak të luftërave të ndërmarra nga çdo anë kundër tij, derisa Zoti i vuri armiqtë e tij nën shputën e këmbëve të tij.

4. Por tani Zoti, Perëndia im, më ka dhënë paqe rreth e qark; dhe nuk kam më kundërshtarë, as ndonjë fatkeqësi.

5. Prandaj tani kam ndërmend të ndërtoj një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, sipas premtimit që i bëri Zoti atit tim David, kur i tha: "Yt bir, që unë do të vendos mbi fronin tënd, ka për të qenë ai që do të ndërtojë një tempull në emrin tim".

6. Jep urdhër, pra, që të priten për mua cedrat e Libanit. Shërbëtorët e mi do të punojnë me shërbëtorët e tu, dhe si pagë unë do t'u jap shërbëtorëve të tu tërë ato që do të më kërkosh ti. Ti e di mirë që ndër ne nuk ka njeri që di t'i presë drurët si ata të Sidonit".

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 5