Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 4:14-27 Bibla Shqip (ALBB)

14. Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;

15. Ahimaatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;

16. Banahun, bir i Hushait, në Asher dhe në Aloth;

17. Jozafati, bir i Parnahut, në Isakar;

18. Shimei, bir i Elahut, në Beniamin;

19. Geberi, bir i Urit, në vendin e Galaadit, në vendin e Sihonit, mbretit të amorenjve, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit; ai ishte i vetmi prefekt që ishte në vend.

20. Juda dhe Izraeli ishin të shumtë si rëra që është në bregun e detit. Ata hanin dhe pinin me gaz.

21. Kështu Salomoni sundonte mbi gjithë mbretërinë nga Lumi deri në vendin e filistenjve dhe në kufijtë e Egjiptit. Këta i sillnin haraçe dhe i shërbyen tërë ditët e jetës së tij.

22. Furnizimi ditor i ushqimeve për Salomonin përbëhej nga tridhjetë kore lule dielli dhe gjashtëdhjetë kore mielli të zakonshëm,

23. dhjetë qe të majmë, njëzet qe të kullotës dhe njëqind dele pa llogaritur drerët, gazelat, kaprojtë dhe shpendët e majmë.

24. Ai sundonte gjithë vendin nga kjo anë e Lumit, nga Tifsahu deri në Gaza, mbi tërë mbretërit nga kjo anë e Lumit, dhe jetonte në paqe me të gjithë shtetet kufitare që ishin rreth e qark.

25. Juda dhe Izraeli, nga Dani deri në Beer-Sheba, jetuan të sigurt, secili nën pjergullën dhe fikun e tij, tërë kohën që mbretëroi Salomoni.

26. Salomoni kishte gjithashtu dyzet mijë stalla kuajsh për qerret e tij dhe dymbëdhjetë mijë kalorës.

27. Këta prefektë, secili në muajin e tij, merreshin me mbajtjen e mbretit Salomon dhe të gjithë atyre që pranoheshin në tryezën e tij; dhe nuk linin t'u mungonte asgjë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 4