Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 21:23-29 Bibla Shqip (ALBB)

23. Edhe për sa i përket Jezebelit, Zoti flet dhe thotë: "Qentë do ta hanë Jezebelin poshtë mureve të Jezreelit".

24. Ata të Ashabit që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë, ata që do të vdesin përkundrazi në ara do t'i hanë shpendët e qiellit".

25. Në të vërtetë nuk pati kurrë ndonjë njeri që u shit për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrë nga gruaja e tij Jezebeli.

26. Ai u soll në mënyrë të neveritshme duke u dhënë pas idhujve, ashtu si kishin bërë amorenjtë që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.

27. Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjëroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.

28. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, tishbitit, duke i thënë:

29. "A e pe si u poshtërua Ashabi para meje? Duke qenë se u poshtërua para meje, unë nuk do ta godas me fatkeqësinë sa është i gjallë, por do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij gjatë jetës së birit të tij".

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 21