Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 19:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kishte vrarë me shpatë tërë profetët.

2. Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata".

3. Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.

4. Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjineshtre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 19