12. Prandaj çohu dhe shko në shtëpinë tënde; sa të hysh në qytet, fëmija ka për të vdekur.
13. Tërë Izraeli do ta vajtojë dhe do ta varrosë. Ai do të jetë i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të varroset, sepse është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diçka e mirë dhe që i pëlqen Zotit, Perëndisë të Izraelit.
14. Zoti do të vendosë mbi Izraelin mbretin e tij, që po atë ditë do të shfarosë shtëpinë e Jeroboamit. Ç'po them kështu. Kjo po ndodh që tani.
15. Zoti do të shfryjë mbi Izraelin si mbi kallamishtet e ujit, do ta çrrënjosë Izraelin nga kjo tokë e mirë që u kishte dhënë etërve të tij dhe do t'i shkoqë ata matanë Lumit, sepse kanë bërë Asherimët e tyre, duke shkaktuar zemërimin e Zotit.
16. Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli"".
17. Pastaj gruaja e Jeroboamit u ngrit dhe u nis, arriti në Tirtsah; me të arritur në pragun e shtëpisë, fëmija i vdiq.
18. E varrosën dhe tërë Izraeli e qau, sipas fjalës që Zoti kishte thënë me anë të profetit Ahijah, shërbëtorit të tij.
19. Bëmat e tjera të Jeroboamit, si luftoi dhe si mbretëroi, janë shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.
20. Kohëzgjatja e mbretërisë së Jeroboamit qe njëzet e dy vjet; pastaj atë e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Nadabi.
21. Roboami, bir i Salomonit, mbretëroi në Judë. Ai ishte dyzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, në qytetin që Zoti kishte zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit