Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 11:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja, moabite, amonite, idumease, sidonite dhe hitenje,

2. që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: "Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre". Por Salomoni u bashkua me këto gra nga dashuria.

3. Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën.

4. Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.

5. Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e amonitëve.

6. Kështu Salomoni bëri atë që ishte e keqe në sytë e Zotit dhe nuk e ndoqi tërësisht Zotin, ashtu si kishte bërë i ati David.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 11