Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Mbretërve 1:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Tani mbreti David ishte plak dhe i shtyrë në moshë dhe, megjithëse e mbulonin me rroba, nuk ngrohej dot.

2. Prandaj shërbëtorët e tij thanë: "Të kërkohet për mbretin, zotërinë tonë, një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë, të kujdeset për të dhe të flejë mbi gjirin e tij; kështu mbreti, zotëria jonë, do të mund të ngrohet.

3. Atëherë kërkuan në të gjithë territorin e Izraelit një vajzë të bukur dhe gjetën Abishagin, shunamiten, dhe e çuan te mbreti.

4. Vajza ishte shumë e bukur, kujdesej për mbretin dhe i shërbente; por mbreti nuk e njohu.

5. Adonijahut, birit të Hagithit, i qe rritur mendja, dhe thoshte: "Do të jem unë mbret!". Dhe gjeti qerre, kalorës dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.

6. (I ati i tij nuk e kishte qortuar kurrë në jetën e tij, duke i thënë: "Pse bën kështu?". Edhe Adonijahu ishte shumë i bukur dhe kishte lindur mbas Absalomit).

7. Ai u mor vesh me Joabin, birin e Tserujahut, dhe me priftin Abiathar, të cilët i vajtën pas Adonijahut dhe e ndihmuan.

8. Por prifti Tsadok, Benajathi, bir i Jehojadit, profeti Nathan, Shimei, Rei dhe trimat e Davidit nuk ishin me Adonijahun.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Mbretërve 1