Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 7:5-11 Bibla Shqip (ALBB)

5. Vëllezërit e tyre, që u përkisnin të gjitha familjeve të ndryshme të Isakarit dhe që ishin regjistruar në gjenealogjinë e tyre, ishin gjithsej tetëdhjetë e gjashtë mijë njerëz të fortë dhe trima.

6. Bijtë e Beniaminit ishin Belahu, Bekeri dhe Jediaeli, gjithsej tre.

7. Bijtë e Belahut ishin Etsboni, Uzi, Uzieli, Jerimothi dhe Iri, pesë të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima dhe ishin të regjistruar në gjenealogjitë në një numër prej njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër vetash.

8. Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioneai, Omri, Jeremothi, Abijahu, Anathothi dhe Alemethi. Të gjithë këta ishin bijtë e Bekerit;

9. Ata ishin të regjistruar në gjenealogjitë sipas brezave të tyre, si të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej njëzet mijë e dyqind veta.

10. Biri i Jediaelit ishte Bilhani. Bijtë e Bilhanit ishin Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenaanahu, Zethani, Tarshishi dhe Ahishahari.

11. Tërë këta ishin bij të Jediaelit, të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind veta gati të nisen për luftë dhe të luftojnë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 7