Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 7:25-39 Bibla Shqip (ALBB)

25. I biri ishte Refahu, bashkë me Rescefin, i cili pati si djalë Telahun, që pati si bir Tahanin,

26. bir i të cilit ishte Ladani, bir i të cilit ishte Amihudi, bir i të cilit ishte Elishami,

27. bir i të cilit ishte Nuni, bir i të cilit ishte Jozueu.

28. Pronat dhe banesat e tyre ishin Betheli dhe fshatrat e tij përreth: në lindje Naarani, në perëndim Gezeri me fshatrat e tij përreth dhe Sikemi me fshatrat e tij përreth deri në Gaza me fshatrat e tij përreth.

29. Gjatë kufijve të Manasit ishin: Beth-Sheani me fshatrat e tij përreth, Taanaku me fshatrat e tij përreth, Megidoja me fshatrat e tij përreth dhe Dor me fshatrat e tij përreth. Në këto vende banuan bijtë e Jozefit, birit të Izraelit.

30. Bijtë e Asherit ishin Jimnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriah dhe motra e tyre Serah.

31. Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkeli, që ishte ati i Birzavithit.

32. Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hothami dhe motra e tyre Shua.

33. Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimhali dhe Ashvathi. Këta ishin bijtë e Jefletit.

34. Bijtë e Shemerit ishin Ahi, Rohagahu, Jehubahu dhe Arami.

35. Bijtë e vëllait të tij Helem ishin Tsofahu, Imna, Sheleshi dhe Amali.

36. Bijtë e Tsofahut ishin Suahu, Harmeferi, Shuali, Beri, Imrahu,

37. Betseri, Hodi, Shama, Shilshahu, Jithrani dhe Beera.

38. Bijtë e Jetherit ishin Jefuneu, Pispahu dhe Ara.

39. Bijtë e Ula ishin Arahu, Anieli dhe Ritsa.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 7