Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 27:1-19 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe tani ja, bijtë e Izraelit, sipas numrit të tyre, të parëve të shtëpive atërore, komandantëve të mijësheve dhe të qindësheve dhe të oficerëve të tyre në shërbim të mbretit për të gjitha ato që

2. Në krye të divizionit të parë, gjatë muajit të parë, ishte Jashobeami, bir i Zabdielit, dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

3. Ai ishte nga bijtë e Peretsit dhe komandant i të gjithë oficerëve të ushtrisë gjatë muajit të parë.

4. Në krye të divizionit të muajit të dytë ishte Dodai, ahohiti; në divizionin e tij oficeri më i rëndësishëm ishte Miklothi; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

5. Komandanti i divizionit të tretë për muajin e tretë ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

6. Benajahu ishte një trim midis të tridhjetëve dhe ishte i pari i të tridhjetëve; në divizionin e tij ndodhej edhe i biri i tij Amizabadi.

7. Komandanti i katërt për muajin e katërt ishte Asaheli, vëllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

8. Komandanti i pestë për muajin e pestë ishte komandanti Shamhuth, izrahiti; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

9. Komandanti i gjashtë për muajin e gjashtë ishte Ira, bir i Ikeshit, tekoitit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

10. Komandanti i shtatë për muajin e shtatë ishte Heletsi, Peloniti, nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

11. Komandanti i tetë për muajin e tetë ishte Sibekai, Hushathiti, nga zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

12. Komandanti i nëntë për muajin e nëntë ishte Abiezeri nga Anatothi, një beniaminit ; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

13. Komandanti i dhjetë për muajin e dhjetë ishte Maharai nga Netofa, nga zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

14. Komandanti i njëmbëdhjetë për muajin e njëmbëdhjetë ishte Banajahu nga Pirathoni, një nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

15. Komandanti i dymbëdhjetë për muajin e dymbëdhjetë ishte Heldai nga Netofa, prej familjes së Othnielit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

16. Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut;

17. i pari i levitëve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku;

18. i pari i Judës, Elihu, një ndër vëllezërit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit;

19. i pari i Zabulonit, Ismajahu, bir i Obadiahut, i pari i Neftalit, Jerimothi, bir i Azrielit;

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 27