Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 26:13-26 Bibla Shqip (ALBB)

13. U hodh në short për çdo portë, qoftë të vegjlit apo të mëdhenjtë, sipas shtëpive atërore.

14. Për portën lindore shorti i ra Shelemiahut. Pastaj u hodh shorti për portën veriore, e cila i ra birit të tij Zakaria, një këshilltar me mend.

15. Porta jugore i ra Obed-Edomit dhe magazinat bijve të tij,

16. Shupimit dhe Osahut i ra në perëndim, me portën e Shalekethit, në rrugën përpjetë, një postë roje përballë tjetrës.

17. Në krahun lindor qëndronin gjithnjë gjashtë levitë çdo ditë, në krahun jugor katër çdo ditë, dhe në magazinat nga dy për secilën prej tyre.

18. Në Parbar, në krahun perëndimor, ishin caktuar katër veta për rrugën dhe dy për Parbarin.

19. Këto ishin klasat e derëtarëve të zgjedhur midis bijve të Koreut dhe bijve të Merarit.

20. Nga levitët, Ahijahu ishte caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë së Perëndisë dhe të thesareve të gjërave të shenjtëruara.

21. Bijtë e Ladanit, bijtë e gershonitëve që rridhnin nga Ladani, të parët e shtëpive atërore të Ladanit, gershonitit, domethënë Jehieli.

22. Bijtë e Jehielit, Zethami dhe i vëllai Joeli, ishin caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë të Zotit.

23. Midis amramitëve, jitsharitët, hebronitët dhe uzielitët,

24. Shebueli, bir i Gershomit, që ishte bir i Moisiut, ishte kryeintendenti i thesareve.

25. Vëllezërit e tij, me anë të Eliezerit, ishin i biri i Rehabiahu, bir i të cilit ishte Jeshajahu, bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Zikri, bir i të cilit ishte Shelomithi.

26. Ky Shelomith dhe vëllezërit e tij ishin caktuar për ruajtjen e të gjitha thesareve të gjërave të shenjta që mbreti David, të parët e shtëpive atërore dhe komandantët e ushtrisë kishin shenjtëruar.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 26