Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 26:10-18 Bibla Shqip (ALBB)

10. Hosahu, nga bijtë e Merarit, pati si bij: Shimrin, i pari (megjithëse nuk ishte i parëlinduri, i ati e caktoi të parë),

11. Hilkiahun i dyti, Tebaliahun i treti, Zakarian i katërti: të marrë së bashku bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.

12. Këtyre klasave të derëtarëve, nëpërmjet të parëve të tyre, por edhe nëpërmjet vëllezërve të tyre, iu besuan shërbimi në shtëpinë e Zotit.

13. U hodh në short për çdo portë, qoftë të vegjlit apo të mëdhenjtë, sipas shtëpive atërore.

14. Për portën lindore shorti i ra Shelemiahut. Pastaj u hodh shorti për portën veriore, e cila i ra birit të tij Zakaria, një këshilltar me mend.

15. Porta jugore i ra Obed-Edomit dhe magazinat bijve të tij,

16. Shupimit dhe Osahut i ra në perëndim, me portën e Shalekethit, në rrugën përpjetë, një postë roje përballë tjetrës.

17. Në krahun lindor qëndronin gjithnjë gjashtë levitë çdo ditë, në krahun jugor katër çdo ditë, dhe në magazinat nga dy për secilën prej tyre.

18. Në Parbar, në krahun perëndimor, ishin caktuar katër veta për rrugën dhe dy për Parbarin.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 26