Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 23:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon.

2. Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me levitët.

3. U llogaritën levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë.

4. Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,

5. katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.

6. Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

7. Nga gershonitët: Ladani dhe Shimei.

8. Bijtë e Ladanit: Jeieli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.

9. Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 23