Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 23:1-14 Bibla Shqip (ALBB)

1. Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon.

2. Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me levitët.

3. U llogaritën levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë.

4. Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,

5. katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.

6. Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

7. Nga gershonitët: Ladani dhe Shimei.

8. Bijtë e Ladanit: Jeieli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.

9. Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.

10. Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit.

11. Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.

12. Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër.

13. Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t'i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.

14. Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 23