Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 22:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj Davidi tha: "Kjo është shtëpia e Zotit Perëndi dhe ky është altari i holokausteve për Izraelin".

2. Atëherë Davidi dha urdhër të grumbulloheshin të huajt që ishin në vendin e Izraelit dhe i ngarkoi gurgdhendësit të latonin gurë për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë.

3. Davidi përgatiti gjithashtu hekur me bollëk për gozhdët e kanateve të dyerve dhe për kanxhat, një sasi bronzi me peshë të pallogaritshme,

4. dhe dru cedri që nuk mund të llogaritej, sepse sidonët dhe tirët i kishin sjellë Davidit dru cedri me bollëk.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 22