Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 19:9-19 Bibla Shqip (ALBB)

9. Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në portën e qytetit, ndërsa mbretërit që kishin ardhur në ndihmë të tyre rrinin mënjanë në fushë.

10. Kur Joabi e kuptoi që kishte kundër tij dy fronte beteje, njëri përpara dhe tjetri prapa, zgjodhi nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i vendosi në rend beteje kundër sirëve;

11. pjesën tjetër të popullit e vendosi nën urdhrat e vëllait të tij Abishai; këta u renditën kundër bijve të Amonit;

12. pastaj i tha: "Në rast se sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në rast se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë do të vij unë të të ndihmoj.

13. Tregohu trim dhe të jemi të fortë për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".

14. Pastaj Joabi me njerëzit që kishte me vete shkoi përpara për t'u ndeshur me sirët; por këta ikën para tij.

15. Kur bijtë e Amonit panë që sirët kishin ikur, edhe ata ua mbathën para Abishait, vëllait të Joabit, dhe u kthyen në qytet. Atëherë Joabi u kthye në Jeruzalem.

16. Sirët, duke qenë se ishin mundur nga Izraeli, dërguan lajmëtarë dhe prunë sirët që ishin matanë lumit. Në krye të tyre ishte Shofaku, komandanti i ushtrisë të Hadarezerit.

17. Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin, marshoi kundër tyre dhe u vendos në rend beteje kundër tyre. Sapo Davidi u rreshtua në rend beteje kundër sirëve, këta e filluan menjëherë betejën.

18. Por sirët ua mbathën para Izraelit; dhe Davidi vrau shtatë mijë kalorës dhe dyzet mijë këmbësorë Sirë; vrau gjithashtu Shofakun, komandantin e ushtrisë.

19. Kur shërbëtorët e Hadarezerit panë se ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Davidin dhe iu nënshtruan atij. Kështu sirët nuk deshën më t'u vinin në ndihmë bijve të Amonit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 19