Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 17:14-26 Bibla Shqip (ALBB)

14. Unë do ta bëj të qëndrueshëm përgjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë"".

15. Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij.

16. Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç'është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?

17. Megjithatë kjo t'u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi.

18. Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd.

19. O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t'i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha.

20. O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona.

21. Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta çliruar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke çliruar nga Egjipti?

22. Ti e ke bërë popullin e Izraelit popullin tënd përgjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tyre.

23. Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, për sa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj përgjithnjë! Bëj siç ke thënë!

24. Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë përgjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: "Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin"; dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!

25. Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t'i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde.

26. Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 17