Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 15:10-27 Bibla Shqip (ALBB)

10. nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, të parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.

11. Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,

12. dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezërit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.

13. Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".

14. Kështu priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.

15. Bijtë e levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.

16. Pastaj Davidi urdhëroi krerët e levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.

17. Prandaj levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.

18. Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maaseiahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.

19. Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;

20. Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maaseiahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;

21. Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jeieli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;

22. Kenaniahu, i pari i levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.

23. Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.

24. Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.

25. Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijësheve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.

26. Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.

27. Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenaniahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 15