Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 10:5-14 Bibla Shqip (ALBB)

5. Kur shqytari e tij pa që Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e tij dhe vdiq.

6. Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok.

7. Kur të gjithë izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën filistenjtë dhe u vendosën në vendin e tyre.

8. Të nesërmen filistenjtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.

9. E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e filistenjve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.

10. E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.

11. Kur tërë banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan tërë atë që filistenjtë i kishin bërë Saulit,

12. tërë njerëzit trima u ngritën më këmbë, morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij dhe i çuan në Jabesh; pastaj i varrosën kockat e tyre nën brukën e Jabeshit dhe agjëruan shtatë ditë.

13. Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj,

14. dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 10