Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 1:42-48 Bibla Shqip (ALBB)

42. Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.

43. Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.

44. Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.

45. Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.

46. Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi midianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.

47. Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.

48. Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 1