Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 1:39-47 Bibla Shqip (ALBB)

39. Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.

40. Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.

41. Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.

42. Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.

43. Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.

44. Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.

45. Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.

46. Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi midianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.

47. Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 1