Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Kronikave 1:29-41 Bibla Shqip (ALBB)

29. Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,

30. Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,

31. Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.

32. Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Midianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.

33. Bijtë e Midianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.

34. Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.

35. Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.

36. Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.

37. Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.

38. Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.

39. Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.

40. Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.

41. Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Kronikave 1