Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 3:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. ''Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.

2. Ji syçelë dhe forco mbetjen e gjërave që gati po vdesin, sepse nuk i gjeta të përkryera veprat e tua përpara Perëndisë tim.

3. Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës, dhe nuk do të dish në ç'orë do të vij te ti.

4. Por ke disa veta në Sardë, që nuk i ndotën petkat e tyre; edhe do të ecin me mua të veshur në të bardha, sepse janë të denjë.

5. Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 3