Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 20:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës, dhe një zinxhir të madh në dorë.

2. Ai e kapi dragoin, gjarprin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,

3. dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, derisa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë.

4. Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.

5. Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë derisa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë.

6. I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.

7. Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 20