Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 2:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. ''Engjëllit të kishës në Efes shkruaji: këtë thotë ai që mban të shtatë yjet në të djathtën e tij dhe që ecën në mes të shtatë shandanëve prej ari.

2. Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s'mund t'i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.

3. Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.

4. Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.

5. Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vij së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.

6. Por ti ke këtë, që i urren veprat e nikolaitëve, që i urrej edhe unë.

7. Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t'i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë''.

8. ''Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.

9. Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrëngimin e varfërinë (por ti je i pasur) dhe blasfeminë e atyre që e quajnë veten judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.

10. Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrëngim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.

11. Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kush fiton nuk do të preket nga vdekja e dytë''.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 2