Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 14:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.

13. Pastaj dëgjova nga qielli një zë që më thoshte: ''Shkruaj: Lum të vdekurit që këtej e tutje vdesin në Zotin; po, thotë Fryma, që të prehen nga mundimet e tyre; dhe veprat e tyre t'i ndjekin''.

14. Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.

15. Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: ''Vër dorë mbi draprin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur''.

16. Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi draprin e tij mbi tokë dhe dheu u korr.

17. Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë.

18. Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte draprin e mprehtë, duke thënë: ''Vëre në punë draprin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre është pjekur''.

19. Atëherë engjëlli e lëshoi draprin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.

20. Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 14