Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 10:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj pashë një engjëll tjetër të fuqishëm që zbriste nga qielli, i mbështjellë në një re dhe me ylber mbi krye; dhe fytyra e tij ishte si diell dhe këmbët e tij si shtylla zjarri.

2. Ai kishte në dorë një libërth të hapur dhe vuri këmbën e tij të djathtë mbi det dhe të majtën mbi dhe,

3. dhe thirri me zë të madh si një luan që vrumbullon; dhe, si bërtiti, të shtatë bubullima bënë të dëgjohej ushtima e tyre.

4. Dhe kur të shtatë bubullimat bënë të dëgjohej ushtima e tyre, u gatita të shkruaj, por dëgjova një zë nga qielli që më thoshte: ''Vulosi gjërat që thanë të shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj''.

5. Atëherë engjëlli që unë pashë që rrinte në këmbë mbi det e mbi dhe, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit,

6. dhe bëri be për atë që rron në shekuj të shekujve, që krijoi qiellin dhe gjërat që janë në të, tokën dhe gjërat që janë në të, detin dhe gjërat që janë në të, se nuk do të vonohet më;

7. por në ditët kur engjëlli i shtatë të bëjë të dëgjohet zëri i tij, kur ai t'i bjerë borisë do të zbatohet misteri i Perëndisë, siç ua shpalli shërbëtorëve të tij, profetëve.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 10