Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 6:6-15 Bibla Shqip (ALBB)

6. I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.

7. Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.

8. Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.

9. Dhe disa nga sinagoga, që quhej e libertinëve, të kirenarëve, të aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të grindeshin me Stefanin;

10. por nuk mund t'i bënin ballë urtësisë dhe frymës me anë të së cilës ai fliste.

11. Atëherë nxitën disa njerëz të thoshin: ''Ne e kemi dëgjuar duke folur fjalë blasfemie kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë''.

12. Edhe e ngacmuan popullin, pleqtë dhe skribët; dhe, iu sulën, e kapën dhe e çuan te sinedri.

13. Pastaj paraqitën dëshmitarë të rremë që thoshin: ''Ky njeri nuk pushon së foluri fjalë blasfemie kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër ligjit.

14. E kemi dëgjuar, në fakt, duke thënë se ky Jezusi, nazarenasi, do ta rrënojë këtë vend dhe do të ndryshojë ritet që na ka dhënë Moisiu''.

15. Dhe të gjithë ata që rrinin në sinedër i ngulën sytë në të, dhe panë fytyrën e tij posi fytyra e një engjëlli.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 6