Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 26:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Agripa i tha Palit: ''Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!''. Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij:

2. ''O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar judenjtë,

3. veçanërisht sepse ti i njeh të gjitha zakonet dhe çështjet që janë midis judenjve; prandaj të lutem të më dëgjosh me durim.

4. Se cila ka qenë mënyra ime e të jetuarit që nga rinia, të cilën e kalova tërësisht në Jeruzalem në mes të popullit tim, të gjithë judenjtë e dinë.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 26