Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 24:21-27 Bibla Shqip (ALBB)

21. veç mos qoftë vetëm për atë fjalë që unë thirra duke qëndruar në këmbë para tyre: "Për shkak të ringjalljes së të vdekurve sot unë gjykohem prej jush!"''.

22. Kur i dëgjoi këto gjëra, Feliksi, që ishte i mirinformuar për Udhën, e shtyu gjyqin, duke thënë: ''Kur të vijë tribuni Lisia, do të marr në shqyrtim çështjen tuaj''.

23. Dhe i dha urdhër centurionit që Palin ta ruanin, por të kishte njëfarë lirie, pa penguar asnjë nga të vetët t'i kryenin shërbime ose të vinin ta takonin.

24. Pas disa ditësh Feliksi, që kishte ardhur me gruan e vet Druzila, që ishte jude, dërgoi ta thërresin Palin dhe e dëgjoi lidhur me besimin në Jezu Krishtin.

25. Dhe, duke qenë se Pali fliste për drejtësi, për vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm, Feliksi, shumë i trembur, u përgjigj: ''Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin''.

26. Njëkohësisht ai shpresonte se Pali do t'i jepte para që ta lironte; dhe prandaj e thërriste shpesh dhe bisedonte me të.

27. Por pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t'ua bëjë qejfin judenjve, e la Palin në burg.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 24