Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 24:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Anania bashkë me pleqtë dhe me një gojëtar, një farë Tertuli; ata dolën përpara qeveritarit për të akuzuar Palin.

2. Kur u thirr Pali, Tertuli filloi ta akuzojë duke thënë:

3. ''Fort i shkëlqyeri Feliks, ne e pranojmë në gjithçka e për gjithçka dhe me mirënjohje të thellë se paqja të cilën gëzojmë dhe reformat dobiprurëse që janë zbatuar për këtë komb janë vepër e masave të tua largpamëse.

4. Por, për të mos të shqetësuar më gjatë, të lutem me mirësinë tënde, të na dëgjosh shkurtimisht.

5. Ne kemi gjetur se ky njeri është një murtajë dhe shkakton trazira midis gjithë judenjve që janë në botë dhe është kryetari i sektit të nazarenasve.

6. Ai, madje, u përpoq të përdhosë tempullin; dhe ne e zumë dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë.

7. Por erdhi tribuni Lisia dhe e mori me forcë nga duart tona,

8. duke i urdhëruar paditësit e tij të vijnë tek ti; duke e hetuar atë, do të mundësh ti vetë të marrësh vesh prej tij të vërtetën e të gjitha gjërave, për të cilat ne e akuzojmë''.

9. Edhe judenjtë u bashkuan, duke pohuar se kështu qëndronin gjërat.

10. Atëherë Pali, mbasi qeveritari i bëri shenjë të flasë, u përgjigj: ''Duke ditur se prej shumë vjetësh ti je gjykatësi i këtij kombi, flas edhe më me guxim në mbrojtje të vetes.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 24