Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 19:27-31 Bibla Shqip (ALBB)

27. Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtëria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t'i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon''.

28. Ata, kur i dëgjuan këto gjëra, u mbushën me inat dhe bërtisnin, duke thënë: ''E madhe është Diana e Efesianëve!''.

29. Dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë; dhe si i morën me forcë Gain dhe Aristarkun, maqedonas, bashkudhëtarë të Palit, rendën të gjithë, me një mendje, në teatër.

30. Dhe Pali donte t'i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.

31. Edhe disa aziarkë, që ishin miq të tij, i çuan për ta lutur të mos dilte në teatër.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 19