Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 18:16-28 Bibla Shqip (ALBB)

16. Dhe i përzuri ata nga gjykata.

17. Atëherë të gjithë grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.

18. Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.

19. Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me judenjtë.

20. Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;

21. por u nda prej tyre duke thënë: ''Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju''. Dhe u nis nga Efesi nëpër det.

22. Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.

23. Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.

24. Por një Jude, me emër Apolo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.

25. Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.

26. Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.

27. Pastaj, mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata që kishin besuar me anë të hirit.

28. Ai në fakt, i kundërshtonte botërisht me forcë të madhe judenjtë, duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 18