Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 18:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,

13. duke thënë: ''Ky ua mbush mendjen njerëzve t'i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin''.

14. Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha judenjve: ''Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o judenj, do t'ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;

15. por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave''.

16. Dhe i përzuri ata nga gjykata.

17. Atëherë të gjithë grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.

18. Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 18