Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 16:2-11 Bibla Shqip (ALBB)

2. për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit.

3. Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.

4. Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem.

5. Kishat, pra, po forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër përditë.

6. Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.

7. Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Fryma nuk i lejoi.

8. Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.

9. Gjatë natës Palit iu shfaq një vegim. I rrinte para një burrë maqedonas, që i lutej dhe i thoshte: ''Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo''.

10. Mbasi e pa vegimin, kërkuam menjëherë të shkojmë në Maqedoni, të bindur se Zoti na kishte thirrur që t'ua shpallim atyre ungjillin.

11. Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 16