Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 14:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ndodhi që edhe në Antioki ata hynë në sinagogën e judenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një turmë e madhe judenjsh dhe grekësh besuan,

2. Por judenjtë që nuk besuan i nxitën dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundër vëllezërve.

3. Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili jepte dëshmi fjalës së hirit të tij, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli.

4. Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anën e judenjve dhe të tjerë atë të apostujve.

5. Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e judenjve me krerët e tyre për t'i keqtrajtuar apostujt dhe për t'i vrarë me gurë,

6. ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,

7. dhe atje vazhduan të ungjillëzonin.

8. Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës.

9. Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t'u shëruar,

10. dhe tha me zë të lartë: ''Çohu në këmbë!''. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë.

11. Turma, kur pa ç'kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: ''Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu''.

12. Dhe e quanin Barnaban Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat e Apostujve 14