Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Titi 3:6-15 Bibla Shqip (ALBB)

6. të cilën e derdhi me mbushulli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë,

7. që ne, të shfajësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi.

8. Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.

9. Por ti shmangu nga diskutimet e marra, nga gjenealogjitë, nga grindjet dhe debatet rreth ligjit, sepse janë të padobishme dhe të kota.

10. Shmangu nga njeriu sektar, mbasi ta kesh qortuar një herë e dy herë,

11. duke ditur se një i tillë është çoroditur dhe mëkaton, duke dënuar vetveten.

12. Kur të dërgoj Arteman ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopoli, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty.

13. Përcilli me kujdes për udhëtim Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin, që të mos u mungojë gjë.

14. Edhe le të mësojnë edhe tanët t'u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë të pafrytshëm.

15. Të gjithë ata që janë me mua të bëjnë të fala. Përshëndeti ata që na duan në besim. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë Titi 3