Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Titi 2:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë:

2. pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.

3. Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,

4. që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,

5. të jenë fjalëpakë, të dëlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.

6. Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,

7. duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,

8. një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.

9. Shërbëtorët t'u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t'i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,

Lexoni kapitullin e plotë Titi 2