Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 9:17-26 Bibla Shqip (ALBB)

17. Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: ''Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun''.

18. Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.

19. Ti do të më thuash, pra: ''Pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t'i rezistojë vullnetit të tij?''.

20. Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t'i thotë ena mjeshtrit: ''Përse më bërë kështu?''.

21. A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjilën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?

22. Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjerësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?

23. Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,

24. mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?

25. Ashtu si thotë ai te Osea: ''Unë do ta quaj popullin tim atë që s'ka qenë populli im dhe të dashur të mosdashurën.

26. Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë''.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 9