Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 7:13-24 Bibla Shqip (ALBB)

13. Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.

14. Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam mishëror, i shitur mëkatit si skllav.

15. Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.

16. Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.

17. Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.

18. Në fakt unë e di se në mua domethënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.

19. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.

20. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.

21. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjendet në mua.

22. Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,

23. por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.

24. Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 7