Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 6:5-12 Bibla Shqip (ALBB)

5. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij,

6. duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.

7. Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati.

8. Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të,

9. duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s'ka më pushtet mbi të.

10. Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë.

11. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

12. Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t'i bindeni atij në epshet e veta.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 6