Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 4:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?

2. Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u lëvduar.

3. Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ''Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi''.

4. Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;

5. ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.

6. Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:

7. ''Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.

8. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t'ia numërojë mëkatin''.

9. Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 4