Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 13:3-10 Bibla Shqip (ALBB)

3. Sepse eprorët s'ke pse t'i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,

4. sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.

5. Prandaj është e nevojshme t'i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.

6. Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.

7. I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t'u druajtur, nderimin atij që është për nderim.

8. Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.

9. Sepse urdhërimet: ''Mos shkel kurorë, mos vrit, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo'', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.

10. Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 13