Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 11:29-36 Bibla Shqip (ALBB)

29. sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.

30. Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të mosbindjes së tyre,

31. kështu edhe këta tani u bënë të padëgjueshëm, që, me anë të mëshirës që u tregua për ju, të fitojnë edhe ata mëshirë.

32. Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në mosbindje, që të ketë mëshirë për të gjithë.

33. O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!

34. ''Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?

35. Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?''.

36. Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 11